Aktivitet
Kampionati i Kosovës Miks në Badminton
KAMPIONATI MIKS I KOSOVES – BARDHOSH, PRISHTINE
Data: 24.05.2026
Vendi: Palestra “Imperium Medical”, Bernicë e Epërme – Komuna e Prishtinës
Në ambientet e palestrës së sporteve “Imperium Medical” në Bernicë të Epërme – Komuna e Prishtinës, më 24 Maj 2025 u zhvilluan me sukses Kampionati I Kosovës në disiplinën “Double (MIX) ” (për dy gjinitë), me pjesëmarrjen e 7 klubeve dhe mbi 120 garues në të gjitha kategoritë e moshave:
🔹 U-11, U-13, U-15, U-17, -19 Seniorë
Të pranishmit i përshëndeti me një fjalë rasti kryetari i Federatës së Badmintonit të Kosovës, z. Lulzim Haziri, i cili uroi garuesit për suksese dhe i inkurajoi për lojë të ndershme dhe fer, ndërsa gjyqtarët i ftoi për referim profesional dhe të drejtë.
Në garë ishte i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës, z. Blerim Sylejmani, si dhe përfaqësues të 7 klubeve: K.B. Dardania, K.B. Vllaznimi, K.B. Don Bosko, K.B. Gjilani, K.B. AS Prishtina dhe K.B. Zhegra.
Pas përballjes së tyre e cila ishte në formë eleminimi u arritën këto rezultate dhe u plasuan në kët renditje për 4 pozitat të cilët u nderuan me kupa medalje e mirënjohje.
U-11
1. Kamelia Gola (Vllaznimi) - Daors Parashumti (Vllaznimi)
2. Melika Koca (Vllaznimi) - Eden Muqaku (Vllaznimi)
3. Edri Bicurri (Vllaznimi) - Eva Marku (Vllaznimi)
4. Elisa Krasniqi (Vllaznimi) - Altin Muji (Gjilani)
U-13
1. Atila Hoxha (Vllaznimi) - Eden Kastrati (Vllaznimi)
2. Rona Krasniqi (Gjilani) - Anuar Kryeziu (Gjilani)
3. Rea Karakushiu (Gjilani) - Ermal Sejfiu (Gjilani)
4. Qerqis Delija (Vllaznimi) - Tiara Vula (Vllaznimi)
U-15
1. Neron Kallaba (Don Bosko) - Amra Lleshi (Vllaznimi)
2. Enes Shala (Gjilani) - Erina Shala (Gjilani)
3. Rexhep Muji (Gjilani) - Sumeja Byqmeti (Gjilani)
4. Edison Ukaj (Dardania) - Blinera Kelmendi (Dardania)
U-17
1. Ajan Kryeziu (Don Bosko) - Tringa Ibraj (Vllaznimi)
2. Malsor Sejdiu (Gjilani) - Ema Delija (Vllaznimi)
3. Endrit Shala (Gjilani) - Elmedina Muji (Gjilani)
4. Dion Dibranaj (Dardania) - Eliona Dibranaj (Dardania)
U-19
1. Bardh Guda (Don Bosko) - Rita Guda (Don Bosko)
2. Baton Haxhiu (Vllaznimi) - Melisa Cermjani (Vllaznimi)
3. Suela Keka (As Prishtina) - Bled Hoxha (As Prishtina)
4. Gentrina Cermjani (Vllaznimi) - Andion Aliu (Gjilani)