Logo Federata e Badmintonit
e Kosovës
← Të gjitha aktivitetet

Aktivitet

Kampionati Top 5 i Kosovës në Badminton

Kampionati Top 5 i Kosovës në Badminton

KAMPIONATI INDIVIDUAL TOP 5  I KOSOVES NË BADMINTON


Në ambientet e palestrës së sporteve “Imperium Medical” në Bernicë të Epërme – Komuna e Prishtinës, më 30 Maj 2026 u zhvilluan me sukses Kampionati I Kosovës  në disiplinën “TOP 5 më të mirët në sportin e badmintonit (për dy gjinitë), me pjesëmarrjen e 5 klubeve dhe mbi 60 garues në të gjitha kategoritë e grupmoshave: Garat u zhvilluan në systemin Secili me secilin (Round Robin) në mënyrë që të nxjerrim më të mirin nga më të mirët. 

🔹 U-11,  U-13,  U-15,  U-17, -19 Seniorë

Të pranishmit i përshëndeti me një fjalë rasti kryetari i Federatës së Badmintonit të Kosovës, z. Lulzim Haziri, i cili uroi garuesit për suksese dhe i inkurajoi për lojë të ndershme dhe fer, ku fituesit nga ky eviniment do të bëj edhe rangimin për pjesmarje në gara ndërkombëtare të cilat në ditët në vazhdim presim të bashkangjitemi në skenën ndërkombëtare.ndërsa gjyqtarët i ftoi për referim profesional dhe të drejtë dhe paanshmëri.

Në garë ishte i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës, z. Blerim Sylejmani, si dhe përfaqësues të klubeve 5 klubeve: K.B. Dardania, K.B. Vllaznimi, K.B. Don Bosko, K.B. Gjilani, K.B. AS Prishtina

https://badminton-rks.org/dokumente?type=raporte